Ndihmë dhe mbështetje në Shqip : Regjistrimi juaj në letër
Ju duhet ta plotësoni formularin tuaj të regjistrimit në anglisht. Ju gjithashtu mund të përgjigjeni në Uellsh nëse jetoni në Uells.
Dikush tjetër mund të bëjë regjistrimin tuaj për ju ose t'ju ndihmojë nëse nuk mund ta bëni vetë.
Broshurat udhëzuese mbi pyetësorin për familjen
Ju mund të shkarkoni një broshurë në Shqip për t'ju ndihmuar të bëni regjistrimin tuaj në letër. Broshura ka një përkthim të secilës pyetje të regjistrimit dhe më shumë informacion në lidhje me regjistrimin në Shqip.
Nëse jetoni në Uells, pyetja 17 është një pyetje shtesë në formularin e regjistrimit që nuk përkthehet në broshurën udhëzuese të pyetësorit të familjes.
Përgjigjet tuaja duhet t’i shkruani në formularin e regjistrimit, jo në broshurën e udhëzimeve.